Kampioni i botës në Formula 1, piloti britanik Lewis Hamilton, në një deklaratë për mediat pas garës së zhvilluar dje në Melburn, ka pranuar se nuk do të jetë e lehtë për të mbrojta e titullit.

Ai u rendit i dyti, duke patur jo pak fat në një garë ku ai u paraqit nën nivelin e tij, duke e nisur keq atë dhe duke përfituar nga strategjia më e mirë e gomave që zgjodhi skuadra. Në fund, ai përfitoi edhe nga një gabim i Vettel, që në xhirot e fundit rrezikoi ta parakalonte. Pikërisht rritja e nivelit të Ferrarit do ta bëjë edhe më të vështirë mbrojtjen e titullit kampion nga ana e pilotit britanik, që pranon se rivaliteti do të jetë më i madh.

“Dihej që Nico do të rivalizonte, por ajo që më befasoi ishte paraqitja e Ferrarit, pasi ishin të shpejtë. Natyrisht që strategjita e gomave ishte e ndryshme dhe kjo na dha rezultatin e pritur, por më duhet të pranoj se do të jetë një Botëror më i bukur dhe i vështirë për ne”, u shpreh piloti i Mercedes për “Sky Sports”. Hamilton humbi duelin me shokun e skuadrës, që këtë vit synon t’i rrëmbejë spektrin. “Për mua nuk ka qenë problem të jem pas Nico në pistë, pasi është ende herët për të folur për titullin. Nuk është vetëm ai që pretendon, edhe Vettel do të na krijojë probleme. Megjithatë, kemi kohë të përmirësohemi ende deri në garën tjetër”, u shpreh Lewis Hamilton.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: