BRITANI-Britaniku Lewis Hamilton, dy here kampion i botes (2008, 2014), ka zgjatur kontraten me skuderine Mercedes me tre vjet, deri ne fund te sezonit 2018, beri te ditur Mercedes te merkuren.

Hamilton, 30 vjeç, i cili mban vendin e pare ne kampionatin boteror te Formula 1, u bashkua me Mercedes ne 2013.

“Mercedes eshte shtepia ime dhe une jam i kenaqur qe do qendroj ketu edhe per tre vjet te tjera suplementare”, deklaroi Hamilton i cituar nga suderia.

Hamilton ka arritur 36 fitore qe nga debutimi i tij ne Formula 1 ne 2007 me skuderine McLaren. A ka hypur 75 here ne podium ne 153 Cmime te Medha.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: