Në shkallët e selisë së PD-së, janë lexuar emrat e personave që kanë nënshtruar formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të dalës 11 Dhjetor. Nënkryetari i degës së PD-së së Librazhdit Ndriçim Lila, tha se pjesa më e madhe e delegatëve të degës së Librazhdit dhe Prrenjasit kanë nënshtruar formularin për mbledhjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Ndërkohë në një reagim në rrjetin social Facebook, ish-deputeti demokrati Endri Hasa, ka denoncuar se një ndër personat që mbështet dhe ka firmosur si delegat për Kuvendin e 11 Dhjetorit është i lidhur me Tom Doshin. “Është trishtuese që sot persona të skeduar si të lidhur me krimin dhe ortakët e Edi Ramës në masakrën zgjedhore, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi, ndërhyjnë që të mbledhin firma për Sali Berishën. Një ndër ta është edhe Përparim Kolaveri, përfaqësues i Tom Doshit që firmos si delegat për datën 11 dhjetor”, shkruan Endri Hasa.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb