Lezha bëhet gati për të mirëpritur turistët këtë sezon veror. Ekipet e Drejtorisë së Shëndetit Publik kanë nisur dezinfektimin e mushkonjave në bregdetin e Shëngjinit, lagunat dhe kanalet, të cilat janë edhe vatrat më problematike.

Procesi i nisur që në muajin prill do të vijojë deri në fund të shtatorit.

Deri në mbyllje të sezonit turistik do të jenë 13 etapa, ku do të dezinfektohen të gjitha vatrat e mushkonjave.

Edhe këtë vit zona bregdetare e Tales nuk është përfshirë në këtë projekt.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb