Lezha është qarku i parë ku inspektimet në biznese do të behen online. Inspektorati Qendror ka trajnuar inspektoret e drejtorive rajonale dhe ata vendore duke synuar qe te shtrihet me pas ne te gjithë vendin. Inspektori i Përgjithshëm Shkelqim Hajdari tha se synohet te minimizohet sa me shume korrupsioni ne biznese.

Edhe per kryebashkiakun e Lezhes Pjerin Ndreu, keto ndërhyrje kane objektiv disiplinimin e biznesit dhe shmangien e abuzimeve.

Inspektimet online përcaktojnë se cilat pika do te kontrollohen, ato chekohen online dhe i gjithe informacioni shkon ne sistem dhe perpunohet per te patur ne perfundim nje procesverbal te pakontestueshem dhe shume real per cdo gjetje qe mund te konstatohet gjate ketyre inspektimeve. Per te arritur kete qellim, Inspektorati qendror ka pajisur me tablete dhe pajisje te tjerat trupat inspektuese qe tashme do te operojne online.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: