Policia e Lezhës ka vijuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i kontrolleve kanë rënë në pranga shtetasit A.M., 41 vjeç, dhe  A.D.,19 vjeç. Sipas policisë 41-vjeçarit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, më krehër me 7 fishekë.

Ndërsa 19-vjeçarit  lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

 

Lezhë

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, doza me lënde narkotike cannabis sativa, vihen në pranga poseduesit e  tyre. Forca e posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ” Range Rover”, pasagjerit në këtë mjet,  shtetasit A.M.,  i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, më krehër me 7 fishekë. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, për vepren penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit të kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.D.,19 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, në fshatin Pllanë, Lezhë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorr i janë  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, veprime të mëtejshme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: