LEZHË- E rreh gruaja, kërkon Urdhër Mbrojtje. Dhuna e vazhdueshme fizike dhe psikologjike e ushtruar nga bashkëshortja ka detyruar një burrë 52-vjeçar në Shëngjin ti drejtohet policisë për të kërkuar mbrojtje dhe ndihmë.

Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se 52-vjeçari me inicialet P.N ka trokitur në dyert e komisariatit të policisë rreth orës 12.00 të natës ku ka deklaruar se prej kohësh e në mënyrë të vazhdueshme bashkëshortja e tij me inicialet M.N ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Mësohet se burri prej kohësh ndihej i kërcënuar nga gruaja për shkak të gjendjes së rënduar psikike. Blutë e Lezhës kanë dokumentuar rastin dhe plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit Mbrojtës së Menjëhershëm për 52-vjeçarin e dhunuar.

Ndërkaq nga burimet bëhet me dije se gruaja prej dy vjetësh ka kërkuar urdhër mbrojtje nga bashkëshorti, ndërsa çifti ka përfunduar edhe para togave të zeza për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: