LEZHE- Është djegur mesnatën e kaluar makina e një ish-efektivi policie në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Spiten dhe automjeti gjendej i parkuar para portës së banesës së ish-policit Tonin Kolthi.

Benzit me targë AA 250 IP i është vënë flaka me anë të benzinës, dhe dyshohet se autorët e kësaj ngjarjeje janë tre persona.

Policia ka nisur hetimet duke marrë në pyetje ish-policin, por deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes. Mësohet se Tonin Kolthi ka qenë efektiv i policisë së rendit në Lezhë deri në vitin 2013.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: