LEZHË – Dy vëllezër kanë tentuar të vrasin një person, me të cilin janë grindur në lokal për motive banale, por padashur kanë plagosur njeri – tjetrin me çifte. Ngjarja ka ndodhur në lokal “Apsolut” në Lezhë mbrëmjen e 29 janarit.

Vëllezërit janë Klaudio dhe Edmir B., 25 dhe 34 vjeç nga fshati Tresh i Lezhës. Edmiri është plagosur pa dashje nga shkrepja e çiftes së të vëllait, Klaudios, që tashmë është arratisur. Për të fshehur ngjarjen ka ndihmuar banakieri i lokalit, Arlind Jushi, 26 vjeç nga Lezha, i cili ka pastruar lokalin dhe nuk e ka raportuar ngjarjen në polici.

Personi i plagosur, Edmir B. dhe ai që ishtë në shenjestër, E.N. kanë marrë mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe rezulton se janë jashtë rrezikut për jetën, por policia ka nisur hetimet dhe ka arrestuar sot në orën 5:45, të plagosurin sëbashku me banakierin që fshiu gjurmët. Njëherësh ka shpallur në kërkim Klaudio B.

Tashmë, dy të arrestuarit akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ndërsa Klaudio B, akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: