LEZHË – Policia e Lezhës ka nisur procedimin penal ndaj ish-Kryeregjistruesit Ndue V. për shpërdorim detyre.

Ministria e Brendshme njoftoi se 53-vjeçari, në periudhën kur ka ushtruar detyrën e Kryeregjistruesit në Z.V.R.P.Lezhë, ka regjistruar tokat e dy shtetasve me iniciale P.B. dhe P.M nga fshati Tale pa iu përcaktuar kufijtë dhe në kundërshtim me ligjin nr.7843 datë 13.07.1994.

Materialet në ngarkim të tij tashmë do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës” sipas nenit 248 i Kodit Penal.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb