LG do te hyjë në garën e smartphone-ve,  e sapo rihapur nga Apple dhe Samsung.  Kompania koreane ka njoftuar se do të prezantojë modelin V40 ThinQ më 4 tetor,  ndërsa më 16 tetor,  do te ndiqni Huawei duke prezantuar Mate 20.

LG, për të intriguar fansat, ka postuar një video prej 10 sekondash që do të konfirmonte thashethemet e ditëve të fundit në lidhje me lente të trefishtë ne anën e pasme të telefonit.

Konfigurimi është shumë i ngjashëm me atë të Huaweri P20 Pro aktuale.  V40 ThinQ mendohet të ketë në bord një procesor Snapdragon 845 i ndihmuar nga 6 GB RAM.  Sa për ekranin, ka shumë të ngjarë prania e një paneli OLED prej 6.4 inç me rezolucion Quad HD +.  Memoria do të jetë 64 ose 128 GB.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: