Demonstrata të dhunshme anti qeveritare kanë nisur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e kryeqytetit ku mbetën të vrarë më shumë se 137 persona dhe mbi 5000 të tjerë mbetën të plagosur.

Autoritetet policore përdoren gazin lotsjellës kundër protestuesve të zemëruar të cilët fajësojnë autoritetet për neglizhencë pas njoftimit se 2,750 ton nitrat amoniumi ruheshin në mënyrë të pa sigurtë nga viti 2013 ne nje magazine te portit. Një prej protestuesve u shpreh se Bejrutit do t’i kthehej qetësia vetëm pasi politikanët fundërrina të përfundonin në burg.

Agjencia shtetërore e lajmeve Libanese thotë se 16 persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi të shpallur nga qeveria këtë javë. Të enjten, Presidenti Francez Emmanuel Macron gjithashtu vizitoi qytetin ku nënvizoi se Libani duhej të ndërmerrte “ndryshime të thella” nga autoritetet. Ai gjithashtu bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për katastrofën. Bashkimi Evropian njoftoi lëvrimin e 33 milion eurove ndihmë urgjente për Libanin për të ndihmuar në mbulimin e nevojave të menjëhershme të shërbimeve të urgjencës dhe spitaleve në Beirut.

Një konferencë e donatorëve është planifikuar gjithashtu të mobilizojë fonde shtesë për rindërtimin pas një vlerësimi të asaj që kërkohet, tha një burim i BE-së për agjencinë e lajmeve AFP.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: