BRITANI E MADHE

Kurora angleze sërish me skandale dhe sërish për shkak të Harry dhe Meghan. Edhe pse Duka dhe dukesh e Sussex janë transferuar jashtë shtetit në SHBA, mediat britanike nuk i lënë të qetë.

Lady Colin Campbell ka zbuluar të fshehtat e çiftit dhe i ka publikur në një libër. Lady Colin Campbell është e njëjta që 30 vjet më parë zbuloi lidhjen e re të Lady Dianas. Flitet shpesh për Harry-in, si një princ i mahnitur nga seksi, në mëshirën dhe pushtetin e Meghan.

Pas publikimit të lajmeve pak kohë më pare, ku Harry ndihej i vetmuar në SHBA pa miq dhe pa punë vjen një tjetër bombë. Princ Harry është quajtur “Blow Job”, i verbuar nga i seksi. Ndërsa për Meghan thuhet që ishte “alergjike” nga jeta në pallat dhe nga protokollet mbretërore.

Ajo e kishte vendosur që para se të martohej që do të bënte një jetë ndryshe pa rregulla de protokolle. Episodet e rebelimit të Meghan nuk mungojnë, që nga “po mërzitem” tek festa e Mbretëreshës Elisabeth tek zgjedhja e fustanit ngjyrë qumësht dhe jo të bardhë siç është protokolli.

Kujtojmë që martesa me princ Harry-in është e dyta për Meghan. Në libër shkruhet dhe për përplasjet e Meghan-it me kamarierët dhe punonjësit e pallatit mbretëror. Ndërsa princi Filipp, i mërzitur nga prania e Meghan Markle në pallat, i kishte vënë “Tungsten”, karbon.
(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: