Tre persona u vranë në sulmet me dronë të drejtuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në Libi të shtunën, tha Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur nga OKB.

Dronët e drejtuar nga EBA kryen dhjetë sulme ajrore në qytetin Msallata, në lindje të Tripolit, tha në një deklaratë zyra për media e GNA-së.

Më tej thuhet tre persona janë vranë si pasojë e sulmeve.

Sipas deklaratës, dronët kanë kryer edhe dy sulme ajrore në qytetin Zliten, por ende nuk ka asnjë informacion në dispozicion në lidhje me viktima.

Më 4 prill, komandanti ushtarak Khalifa Haftar, i cili komandon forcat me qendër në lindjen e Libisë, nisi një ofensivë për pushtimin e kryeqytetit Tripoli nga forcat e GNA-së.

Sipas të dhënave të OKB-së, mbi një mijë njerëz janë vrarë që nga fillimi i operacionit dhe më shumë se 5.000 të tjerë janë plagosur.

Që nga rrëzimi dhe vdekja e sundimtarit disadekadësh të vendit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në vend janë shfaqur dy qeveri: një në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe EBA, dhe një tjetër në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare dhe të OKB-së.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb