Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e Libisë e njohur si legjitime nga OKB-ja, kreu një sulm ajror ndaj Qendrës së operacioneve të gjeneralit puçist Khalifa Haftar në afërsi të qytetit Sirte.

Në një deklaratë me shkrim nga Qendra për shtyp e operacionit “Burkan Al-Ghadab” të GNA-së, thuhet se nëpërmjet një sulmi ajror u godit Qendra e operacione të milicëve të Haftarit e cila ndodhet në zonën El-Veshka në afërsi të qytetit Sirte në lindje të kryeqytetit Tripoli.

Zëdhënësi për media i operacionit, Mustafa al-Mujie për AA tha se forcat e armatosura të GNA-së kanë filluar një operacion kundër forcave të Haftarit, të pozicionuara në zonën Veshka në afërsi të qytetit Sirte.

Zëdhënësi Al-Mujie, vuri në dukje se sulmi në fjalë është kryer si kundërpërgjigje ndaj sulmit të ndërmarrë të enjten që kaloi nga një dron i armatosur i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) i cili sulmoi forcat e GNA-së të pozicionuara në rajonin Ebu Karin.

Ndërsa në anën tjetër njoftohet se janë shënuar përparime të rëndësishme në zonat e konfliktit që vazhdojnë përreth kryeqytetit Tripoli nëpërmjet operacionit “Stuhia e Luftës” që GNA-ja e filloi të mërkurën.

Pavarësisht se pala e Haftarit iu përgjigj pozitivisht thirrjes për armëpushim humanitar me qëllim luftën kundër koronavirusit, forcat milice puçiste përreth Tripolit vazhdojnë të prishin armëpushimin duke bombarduar zona të ndryshme në kryeqytet.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb