Milicitë e Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, kanë sulmuar aeroportin Mitiga në kryeqytetin libian Tripoli, duke shkaktuar ndërprerjen e fluturimeve.

Ministria e Trasportit e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga OKB, në një deklarate theksoi se milicitë e Haftarit kanë goditur me raketa aeroportin Mitiga.

Si pasojë, njoftohet se në aeroport janë ndërprerë përkohësisht fluturimet.

Forcat jolegjitime të Haftarit edhe më parë kanë vendosur në objektivin e tyre shumë herë aeroportin Mitiga, i cili është porta e vetme e lidhëse e kryeqytetit me botën dhe i cili ka qëndruar për muaj të tërë i mbyllur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb