TRIPOLI

Njësitë ushtarake të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi, gjatë një operacioni kundër milicëve të Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit, konfiskuan mjetet e blinduara dhe kamionët e pajisur me armë të rënda që i përkasin Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Zëdhënësi i njësive të GNA-së, Muhammed Kanunu në një deklaratë me shkrim njoftoi se ata organizuan një operacion pasi lokalizuan milicët e Haftarit, të cilët shkelin armëpushimin në jug të Tripolit.

“Në operacionin e kryer sot konfiskuam 2 automjete të blinduara dhe 3 kamionë të pajisur me armë të rënda që i përkasin EBA-së. Gjithashtu kapëm një numër të madh të milicëve të armatosur të cilët janë shtetas të vendeve të ndryshme”, tha Kanunu.

Ai thekson se milicët e Haftarit për të rikuperuar dëmin që pësuan, janë përpjekur të kundërpërgjigjen me sulme raketore ndaj vendbanimeve civile të Tripolit.

Milicët e Haftarit kohën e fundit kanë rritur sulmet e tyre me raketa kundër vendbanimeve në Tripoli. Si pasojë e këtyre sulmeve në tri ditët e fundit kanë humbur jetën 2 civilë dhe janë plagosur 17 të tjerë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb