Forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar e njohur ndërkombëtarisht në Libi kanë kryer sulme kundër pozicioneve të forcave të Khalifa Haftarit në jug të kryeqytetit Tripoli.

Sipas informacioneve të marra nga ushtarakët e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, mësohet se në orët e para të mëngjesit janë vendosur në objektiv pozicionet e forcave të Haftarit në jug të Tripolit.

Njësitë qeveritare dërguan forca shtesë në jug të Tripolit pasi disa qytete, përfshirë edhe Misrata-n shpallën mobilizimin në mbrojtje të kryeqytetit.

Forcat shtesë thuhet se janë dërguar nga zona qendrore ushtarake e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.

Lideri i forcave të armatosura në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, së fundmi më 12 dhjetor njoftoi dhënien e urdhrit për një sulm të ri kundër Tripolit nën emërimin “Lufta Përcaktuese”.

Kundër urdhrit të Hatfarit për sulme, 7 qytete në perëndim të vendit përfshirë qytetin Misrata, kanë shpallur mobilizm për të mbrojtur Tripolin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb