Forcat e Libisë kundër terrorizmit në një operacion në qytetin perëndimor Bani Walid kanë kapur udhëheqësin e lartë të DEASH-it, Mubarak al-Kharmi.

Forcat e Përbashkëta të Operacioneve njoftuan se dy anëtarë të tjerë të DEASH-it gjithashtu u kapën në operacionin që se u krye nën koordinim me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Libisë.

Deklarata e përshkroi al-Kharmin si një figurë e rëndësishme në aktivitetet e rrjetit terrorist në Afrikën e Veriut.

Kryeministri libian, Abdul Hamid Dbeibeh, nga ana e tij, përshëndeti arrestimin e al-Kharmit dhe e quajti një “sukses të madh”.

“Arrestimi i Mubarak al-Kharmit është një sukses i madh për forcat tona të sigurisë dhe të rinjtë tanë trima të Forcave të Përbashkëta të Operacioneve. Lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë në të gjithë atdheun tonë të dashur”, shkroi Dbeibeh në rrjetet sociale.

Ai tha se kapja e al-Kharmit do të ndihmojë në “zbulimin e inteligjencës vitale mbi DEASH-in”.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb