Banorët në qytetin Sabha të Libisë i cili ndodhet nën kontrollin e milicëve të liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit, Khalifa Haftar, protestuan kundër përkeqësimit të kushteve të jetesës.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e operacionit “Burkan Al-Ghadab” të ndërmarrë nga ushtria e Libisë, thuhet se popullata në qytetin Sabha që ndodhet në pjesën jugore të vendit ka reaguar duke protestuar kundër përkeqësimit të kushteve të jetesës siç janë ndërprerja e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës si dhe për privimin e rajonit nga shërbimet publike.

Disa nga protestuesit që morën pjesë në protesta me flamuj të bardhë, me automjetet e tyre bllokuan trafikun në rrugë dhe bulevarde në pika të ndryshme të qytetit.

Ndërkohë edhe përdoruesit e medias sociale në Libi kanë dhënë mbështetjen e tyre duke bërë postime me hashtagun “Revolucioni i të varfërve”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb