Korporata nacionale libiane e naftës (NOC) bëri të ditur se El Feel dhe të gjitha fushat dhe portet tjera të naftës në vend janë aktive.

Në njoftimin e NOC-it, që është përgjegjës për nxjerrjen, përpunimin, distribuimin dhe eksportimin e naftës në Libi, theksohet se në vend u shfuqizua “gjendja e forcës madhore” në fushën e naftës El Feel në jug të vendit.

Theksohet se kompania përgjegjëse për fushën e naftës El Feel u urdhërua të fillojë prodhimin dhe gradualisht të kthejë naftën bruto në nivelet normale në ditët në vijim.

Korporata nacionale e naftës e Libisë njoftoi të premten se “gjendja e forcës madhore” në portet e naftës të Ras Lanuf dhe Sidra është hequr.

Në Libi, ku pothuajse e gjithë ekonomia e vendit është e bazuar në naftë, rreth 80 për qind e burimeve të hidrokarbureve janë të vendosura në rajonet lindore nën kontrollin e milicive të Haftarit.

NOC më 18 janar njoftoi se ka shpallur “gjendje të forcës madhore” për shkak të okupimit të porteve dhe objekteve të naftës në rajon nga milicët e lidhur me Haftarin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb