Qeveria e unitetit të Libisë ka kërkuar sulme ajrore amerikane kundër ISIS në Sirte. Këtë e ka deklaruar kryeministri i Tripollit Fayez Al Sarraj, duke konfirmuar se bombardimet e para tashmë janë bërë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, ka theksuar se bombardimet kanë për qëllim t’i presin rrugën Kalifatit për “parajsa të sigurta” në Libi.

Kryeministri libian ka treguar se qeveria e tij kishte kërkuar një mbështetje direkte nga SHBA-të për të bombarduar bazat e ISIS në Sirte, shkruajnë mediat vendase duke konfirmuar se nuk ka asnjë ndërhyrje të huaj pa mandat apo të paautorizuar nga qeveria e unitetit kombëtar.

Në fjalimin e tij në televizion, Sarraj theksoi se sot forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër ISIS në Sirte, në përputhje me kërkesën e Këshillit Presidencial të qeverisë së unitetit kombëtar dhe në koordinim me “Dhomën Operacionale” në Bonyan të Marsous në Sirte.

“Forcat Ajrore të SHBA-ve kanë goditur disa baza të ISIS në Sirte, duke iu shkaktuar humbje të rënda”, shtoi ai.

Kjo “ndihmë vetëm ajrore do të jetë e kufizuar në një periudhë kohore të përcaktuar mirë në Sirte dhe rrethinat e tij” dhe “nuk do të ketë prani ushtarake amerikane në terren”, deklaroi kryeministri libian.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: