LIBRAZHD- Janë dashur rreth 10 orë që një i moshuar në Librazhd të shpëtohej. Gazetari Fatmir Popja raporton se 78-vjeçari Tafil Façe që jetonte i vetëm në Sopot, Librazhd vuante nga hipertensioni dhe rrezikonte seriozisht jetën por për shkak të dëborës që shkonte në 1 metër trashësi, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur.

Pas marrjes së njoftimit nga emergjencat civile një infermier dhe stafi i emergjencave civile kanë udhëtuar me helikopter për të mbërritur tek i moshuari.

Pas rreth 10 orësh operacion nga ajri ai është transportuar në spitalin e Librazhdit mëngjesin e sotëm, ku mësohet se gjendja e tij është stabilizuar.

Shefi i emergjencave civile në Elbasan, Mustafa Arapi deklaroi për BalkanWeb se janë duke u vlerësuar maksimalisht të gjitha shqetësimet shëndetësore të popullatës ashtu si rasti i Sopotit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb