Një person i identifikuar si Jonuz Roçi është arrestuar nga Policia pasi kultivoi në fshatin Spathar 150 fidanë narkotikë.
Bëhet me dije se është proceduar në gjendje të lirë, edhe kryetari i fshatit , për shpërdorim të detyrës.
Ndërkohë fidanët janë asgjësuar nëpërmjet djegies.
Njoftim i Policisë:
Si rezultat i kontrolleve me shërbime të shtuara dhe me dronë, si dhe i hetimeve me metoda proaktive, që po kryhen në kuadër të planit operacional “Koordinata”, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd konstatuan dhe goditën një rast në këtë fushë.
Për rastin u vu në pranga shtetasi J. R., pasi dyshohet se kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë narkotikë Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Spathar, shtetasin N. Xh..
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit Librazhd.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme
(BalkanWeb)