LIBRAZHD- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak më parë në Librazhd. Një automjet, në të cilin udhëtonin dy persona, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë. Por, fatmirësisht dy të rinjtë që ndodheshin në makinë janë jashtë rrezikut për jetën.

Në një video të siguruar nga “Jeta Osh Qejf” shihet se lartësia nga e cila ka rënë makina është e frikshme dhe dy të rinjtë kanë qenë me fat që i kanë shpëtuar këtij aksidenti.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: