LIBRAZHD- Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur tek kthesa e Murrashit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Në aksident janë përfshirë një trailer dhe një makinë tip “Ford”, por fatmirësisht dy drejtuesit e mjeteve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet, por dyshimet e para  lidhen me lagështinë në rrugë.

“Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, te  kthesa e Murrashit, mjeti  trailer me targa AA243 MS, me drejtues shtetasin V.L.,52 vjeç, banues në Gjirokastër,  është perplasur me mjetin  tip “Ford” me  targa AA311 TH, me drejtues shtetasin B K., banues në Dibër.Si pasojë janë aksidentuar dy pasagjerët që ndodheshin në mjetit Ford,  të cilët u dërguan në Spitalin e Librazhdit, dhe janë  jashtë rreziku per jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb