Në Librazhd është zhvilluar një ndeshje miqësore mes veteranëve të Sopotit dhe një ekipi të formuar nga përfaqësues të ambasadave në Tiranë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 4-3 për Sopotin, me golat e shënuar, nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Gurra, Hajdari dhe Hasballa.

Ndërsa për trupin diplomatik shënuan, Hassan 2 dhe Francis 1. Ndeshja është gjykuar nga arbitri Luan Brasha. Në qendër të kësaj sfide ka qenë prezantimi i vlerave kulturore të Librazhdit, si një destinacion turistik. Kjo u konfirmua edhe nga Taulant Balla, i cili tha:

“Kjo është një ditë pushimi dhe bashkë nga përfaqësues nga shumë ambasada zhvilluam një ndeshje miqësore midis Sopotit të Librazhdit të vjetër dhe një ekipi të kompozuar nga shumë ambasada në Tiranë. Është një moment për të pushuar, por edhe për të promovuar vlera që Librazhdi i ka. Librazhdi e karakterizon një mikpritje prej shumë vitesh.

Kështu që kemi mikpritur miqtë nga e gjithë bota dhe natyrshëm promovojmë Librazhdin. Librazhdi është një destinacion interesant turistik, sepse ka klimë të mirë, ka parkun më të madh në Shqipëri dhe natyrshëm e gjithë lugina e Shkumbinit që është një gurë i shkuar i atraksioneve turistike të Librazhdit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb