Gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i mbizotërimit të motit të keq me reshje të dendura dhe të shoqëruara me stuhi dhe erëra tepër të forta janë shkatërruar një numër i konsiderueshëm shtyllash elektrike dhe disa km përcjellës të rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike.

Situatë mjaft problematike gjatë të martës është krijuar në rrethin e Librazhdit ku bëjnë pjesë bashkitë Librazhd dhe Përrenjas. Burime zyrtare bënë me dije se si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike dhe erërave të forta janë thyer mjaft pemë në Përrenjas Fshat, të cilat kanë dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm 6 Kv të fiderave 3 në Nënstacionin Elektrik të Përrenjasit që furnizon me energji një pjese të qytetit të Përrenjasit dhe zonën e Njësisë Administrative Stravaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po kështu nga rrëzimi i pemëve janë këputur mjaft përcjellës dhe është ndërprerë energjia edhe fiderin nr 6 po në Nënstacionin Përrenjas që furnizon me energji zonën e Qukësit, Berzeshtës, Fanjës, Karkavecit etj.

Grupet e punës së OSHEE, Agjencia Librazhd, pavarësisht motit me stuhi e erëra të forta po punojnë pareshtur për riparimin e defekteve dhe linjave elektrike të dëmtuara, me qëllimin rikthimin në kohën më të shpejtë të mundur të energjisë. Ndërkohë që gjatë të martës defekte ka pasur edhe në zona të ndryshme të bashkisë Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare nga Emergjencat Civile, defekt pati fidri në fshatin Godolesh, që la pa energji Qerretin dhe disa fshatra të tjerë. Në Gramsh po gjatë të martës mbetën pa energji, për shkak të motit të keq, fshatrat Kokel, Bratile, Grabove, Bicaj. Në bashkinë e Librazhdit ndërprerje energjie pati në fshatrat Funarës, Tregan, Bujaras, Kacivel dhe zona e Lixhave të Treganit në Njësinë Administrative Tregan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: