Komuniteti i LibreOffice po përgatitet për edicionin e 8-të të LibOcon, konferencës vjetore të LibreOffice. Kjo mbledhje e komunitetit do të zhvillohet në datat 25 – 28 Shtator 2018 te Ofiçina në Tiranë, Shqipëri.

Entuziastë të teknologjive open source do të kenë mundësinë të ndjekin prezantimet, takimet e komunitetit, punëtorit dhe netët e hacking duke patur një mundësi fantastike për tu njohur me anëtarë të komunitetit që merren me zhvillimin, dizenjimin, lokalizimin, dokumentimin, dhe promovimin e paketës LibreOffice, si edhe për të mësuar të rejat më të fundit rreth zhvillimit të kësaj pakete. Më specifikisht, axhenda do të përfshijë prezantime rreth praktikave më të mira për migrimet e mëdha në LibreOffice, prezantime teknike dhe rreth modeleve të biznesit, raste të ndryshme studimi mbi përdoruesit, sesione pune në laboratorë, sesione mbi lokalizimet dhe certifikimet si edhe natën e hakimit që do të mbushin programin e konferencës.

Verisioni i ri LibreOffice 6.1 do të prezantohet gjithashtu, ku do të shpjegohet eksperienca e përmirësuar online së bashku me përmirësimet e mëtejshme të komponentëve të programeve Writer dhe Calc.
Ky event organizohet në Tiranë nga anëtarë të Open Labs Hackerspace, një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e themeluar në vitin 2012 në Shqipëri me misionin për të fuqizuar teknologjitë e lira dhe me kod burimi të hapur si edhe kuturën e hapur, përmes bashkëpunimit me organizata të tjera globale apo lokale që udhëhiqen nga të njëjtat parime, sic janë: The Document Foundation, Mozilla, Wikimedia Foundation, OpenStreetMap Foundation, Nextcloud etj. Mund të mësoni më shumë për punën e skuadrës organizative duke vizituar: https://openlabs.cc

Për tu bashkuar në LibreOffice Conference 2018 mjafton regjistrimi në website-in zyrtar të konferencës: https://conference.libreoffice.org/2018/registration/
Tashmë është hapur edhe Thirrja për Vullnetar për të gjithë ata që duan të përfshihen me organizimin e aktivitetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb