Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar fotot nga vizita e tij sot në Panairin e Librit. Në një postim të bërë në Facebook, Meta shprehet se libri është një mik i çmuar dhe i pazëvendësueshëm, pavarësisht zhvillimit të vrullshëm teknologjik.

“Kënaqësi të vizitoja sot Panairin e Librit dhe të shikoja pjesëmarrjen masive dhe interesin në rritje të qytetarëve për librin.

Mirënjohje krijuesve dhe drejtuesve të shtëpive botuese, që pavarësisht vështirësive këtë vit mundësuan mijëra tituj librash për lexuesin shqiptar.

Libri është një mik i çmuar dhe i pazëvendësueshëm, pavarësisht zhvillimit të vrullshëm teknologjik.

Më shumë përpjekje dhe më shumë mbështetje për inkurajimin e leximit të librit, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë, sepse përmes librit formojmë qytetarë të denjë për vendin dhe garant të demokracisë”, shkruan ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: