TIRANË

Analisti Skënder Minxhozi tha se do ishte mirë që libri i kryedemokratit Lulzim Basha “Misioni im” të kishte më shumë dëshmi mbi karrierën e tij, duke qenë sipas tij një politikan i dorës së parë në 8 vjetë të qeverisjes së PD. Minxhozi tha në “Real Story” në News24 se z. Basha është fokusuar jo pa të drejtë tek mesazhet e platformës së tij zgjedhore.

“Librin nuk e kam lexuar, mund të komentoj aktin për një botim të tij para zgjedhjeve. Në parim mendoj që kur një politikan del para zgjedhjeve me një botim të tijin, botimi të ketë më shumë elemente të një manifesti elektoral dhe pak të një rrëfimi. Mirë do ishte ta kishim dhe dëshminë e tij mbi karrierën. Ka qenë një politikan i dorës së parë në 8 vjetëshin e qeverisjes së PD. Mendoj që z. Basha është fokusuar jo pa të drejtë tek mesazhet e platformës së tij zgjedhore. I të bërit vota dhe përkrahje më shumë se sa të shiturit kopje. Është më shumë mendoj një tekst i fokusuar tek gara se sa tek hullia publicistike. Është një veprim normal i zotit Basha. Një zeje që nuk e ka kultivuar shumë në të shkuarën”, deklaroi Minxhozi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb