Drejtori i Informacionit në “News 24”, Robert Rakipllari, duke folur për librin e liderit të PD-së Lulzim Basha, “Misioni im” në emisionin “Real Story” në “News 24″deklaroi se ky botim iu drejtohet të gjithë shqiptarëve.

Rakipllari thekson se numri një i Partisë Demokratike po jep dëshmi personale në libër, duke shtuar se kjo është edhe mënyrë komunikimi në prag të zgjedhjeve.

“Basha është një personazh i kuadraduar dhe i kuruar. Është një person, që vjen nga një familje e rregullt dhe futet në politikë. Nuk është personazh si kundërshtari, që ka kaluar shumë divorce. Ky libër është një befasi. Ne nuk presim që Basha të ketë talent artistik. Mua më intereson që çfarë vizioni ka Basha, si e sheh politikën, shoqërinë shqiptare, ekonominë. Ai ka një pjesë personale, ka pjesën e Berishës. Ne kemi parë leksione me 500 faqe kot më kot.

Basha po lë dëshmi të tijën personale, përpos programit të PD-së. Ka teza të reja, që nuk janë në programin e PD-së. Kjo sepse në programin e PD-së nuk kam parë si e ka parë Partinë Demokratike dhe si e sheh sot, s’kam parë as çfarë flitet për Kosovën. Libri është një hap komunikimi në prag të zgjedhjeve. Është libër, që iu drejtohet të gjithë shqiptarëve. Berluskoni ka bërë një libër dhe kandidati për kryeministër shton tezat e veta e jep besim në zgjedhje. Lulzim Basha ka arritur qëllimin e tij si politikan”, u shpreh Rakipllari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb