SHBA- Libri shumë i suksesshëm motivues “The Secret” nga Rhonda Byrne së fundmi është vendosur të shndërrohet edhe në film.

Raja Gonsell është caktuar të drejtojë adaptimin i cili do të vijë me skenar nga Bekah Brunstetter, ndërkohë që kompanitë si “Constantin Film” dhe “Robert Cort Produciton” për filmin jan bërë bashkë për prodhimin e tijë.

“Sekreti” është njëri ndër librat motivues për jetën, një ndër librat më të suksesshëm në botë i cili numëron mbi 28 milionë kopje të shitura dhe është përkthyer në 28 gjuhë të ndryshme.

Ai madje ka qëndruar në listën e New York Times si libri më i shitur për 200 javë me radhë.
Libri i vitit 2006 nga Byrne ka të bëjë me të menduarit pozitivisht, gjë kjo e cila mund të ndryshojë jetët e njerëzve për të mirë, ndërsa producentët shpresojnë se filmi do të jetë në prodhim në maj të këtij viti.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: