Princi Harry ka njoftuar se do të publikojë së shpejti një libër, me rrëfime nga jeta e tij.

Ai ka thënë se përmbajtja e librit ka ndikuar shumë në formimin e tij. Sipas anëtarit të familjes Mbretërore libri do të publikohet vitin e ardhshëm.

Në Angli po përflasin se në to, mund të përmenden dhe pasazhe nga marrëdhënia e tij me familjen Mbretërore megjithatë, asgjë nuk është e konfirmuar. The Sun, ka publikuar disa skandale ndër vite të Harryt dhe ngre pyetjen nëse Princi do i përfshijë ato në librin e tij.

Las Vegas

Në 2012-ën Princit Harry iu publikua një foto ku shihej thuajse tërësish i zhveshur. Ai shfaqet në foto duke mbuluar me duar pjesët intime, ndërsa prapa tij ndodhej një vajzë nudo.

“Të paktën nuk po bëja gjë fshehur”, tha Harry asokohe për mediat. Asokohe u përfol shumë se Harry kishte grumbulluar një faturë prej mbi 30 mijë paundësh për parti dhe festa të shthurura, por sipas tyre, ajo shifër nuk u pagua asnjëherë.

Skandali i Drogës

Në vitin 2001, Princi u fotografua duke pirë alkool dhe kanabis. Menjëherë sapo mori vesh lajmin, Princi Charles, e dërgoi Harryn në një klinikë rehabilitimi në Peckham. Familja Mbretërore pranoi skandalin, por shtoi se Harry nuk ishte një përdorues i rregullt i alkoolit apo drogës. Harry ka pranuar në një dokumentar, se ndodhej në atë gjendje për shkak të vdekjes së mamasë, gjë që ende e vuan.

Veshja naziste

Në vitin 2005 Harry u pa i veshur me një uniformë naziste. Kjo gjë shkaktoi shumë trazira në rrjet, mirëpo Princi, asokohe 20 vjeç kërkoi falje për veprimet e tij.

Mësuesja e Shkollës

Në vitin 2005, një ish-mësuese e Princit arriti të fitonte gjyqin ndaj tij, pasi u pushua nga puna në mënyrë të padrejtë. Nga padia e fituar, mësuesja përfitoi 45 mijë paundë dëmshëprblim. Mësuesja e akuzoi Princin për plagjiaturë në një projekt, por ai e mohoi në gjë të tillë. Në fund rezultoi që mësuesja kishte të drejtë!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb