ITALI- Ndërsa qarkullojë zëra për hetime të reja, rritet zemërimi për ato që shkruhen në “Avarizia”, libri i Emanuele Fittipaldit, në lidhje me shpenzimet marramendëse të Vatikanit. Papa zgjodhi emrin e të varfërve, por ka peshkopë që udhëtojnë gjithnjë në business class, që marrin shtëpi me qira 2900 euro në muaj dhe shpenzojnë deri në 4600 euro për një lavaman.

Po më të varfrit? Ata mund të presin. Në 2013-14 “Fondi për të varfërit në dispozicion të Komisionit të Kardinalëve nuk ka shpërndarë asnjë monedhë të vetme, pavarësisht nga një tepricë neto prej 425 mijë euro”. Me pak fjalë flitet për para, pasuri të patundshme, shpërdorime, por edhe “marrëveshje të pista dhe privilegje”.

SHPENZIMET E CMENDURA TË SEKRETARES SË EKONOMISË
“”Në janar të vitit 2015 – sipas “Avarazia” – dikush i ka dërguar Papës gjithë zërat e shpenzimeve të Sekretariatit të sapoemëruar të Ekonomisë, të cilës Bergoglio i kishte besuar disa muaj më parë George Pell, kardinali i thirrur nga Australia për të hetuar në lidhje me shpenzimet e bëra gjatë kohës së Benediktit XVI. Por në gjashtë muaj, nga korriku 2014 deri në janar 2015, njeriu “i dënimit” shpenzoi 501 mijë euro, 70 mijë euro në muaj për të mbajtur veten e tij dhe një zyrë me tre persona.

UDHËTIMET NË BUSINESS CLASS
Por me sa duket jo vetëm kaq. Ai udhëtonte vetëm me business class. Për të shkuar nga Roma në Londër merrte një biletë prej 1,103 euro, 1150 euro për të shkuar deri në Dresden, 1.238 për në Monako. Dhe përsëri: 2,508 euro ishin shpenzimet për veshjen, 7,292 euro për tapiceri, 47 mijë euro për mobilje. Të gjitha këto gjatë gjashtë muajve të shqyrtuara nga Fattipaldi.

FONDET PËR BAMIRËSI MBETEN NË ARKAT E IOR
Siç shkruan Fittipaldi, mjetet për bamirësi mbesin në arkat e IOR. “IOR menaxhon edhe katër fondet e bamirësisë. Në vitin 2013 dhe 2014 fondin në dispozicion të Komisionit të Kardinalëve drejtuar nga kardinali Santos Abrily Castello nuk ka lëshuar asnjë monedhë, pavarësisht se kishte një tepricë neto prej 425 000 euro.” “Fondi për punën misionare ka në arkë 139,000 euro, shuma mblidhej kryesisht nga donacionet e brendshme, por në dy vitet e fundit ka dhuruar për vepra misionare vetëm 17.000 euro.” “Edhe fondi i krijuar për të financuar “meshat e shenjta”, edhe pse më i dukshëm (ka arritur 2.7 milionë euro të ardhura ), por ka preferuar ti mbajë paratë në kyç: Në vitin 2014 u shpërndanë për priftërinjtë në mbarë botën shifra e vogël prej 35,000 euro”.

ÇMIMI I KRIPUR I ÇATISË SË KARDINALIT BERTONE
Kardinali Tarcisio Bertone banon në një super vendbanim në këmbët e kupolës së Shën Pjetrit, që është bërë tashmë pjesë e polemikave. Ai ka në përdorim 700 metra katrorë, pra gjysmën e të gjithë ndërtesës, por ajo që del nga libri i Fittipaldit, është ristrukturimi i shtrenjtë i çatisë së godinës. Ka shkuar 200 mijë euro dhe do paguhet nga Fondacioni i Fëmijëve Jezusit, i cili kujdeset për fëmijët e sëmurë.

MALLRAT FANTAZMË NË DYQANET E VATIKANIT
E gjithë pasuria imobiliare, nga Roma në Paris, që Fattipaldi e vlerëson në 4 miliardë, duhet të përfshijë edhe atë që vjen nga shitjet. Por zbulohet diçka tjetër. Vetë Vatikani menaxhon një supermarket, shtatë pika e karburanti, dy prej të cilave i ka në pronësi, një dyqan rrobash, një parfumeri, një tabakeri dhe një dyqan për pajisje elektronike. Pra me pak fjalë, një qendër e vogël tregtare, nga e cila nuk regjistrohen as fitimet dhe as humbjet.

“Gjatë dy viteve të fundit – shkruan Nuzzi – ka pasur humbje prej 1.6 milion euro. “Hipoteza shqetësuese është se “këto mallra fantazmë nuk kanë ekzistuar ndonjëherë, por thjesht janë përdorur për të justifikuar paratë e humbura që kanë shkuar në xhepa të tjerë”.

SHPËRTHIMI I PAPËS: SHPENZIMET JASHTË KONTROLLIT
“Në Via Crucis një nga vendet më të rëndësishme, siç është shpallur nga Gian Antonio Stella në Corser janë “të dhënat” e asaj që u tha nga Papa Françeskut, më 3 korrik 2013, e bërë e ditur me anë të një letre për “mungesën gati të plotë të transparencës në buxhetet e dy Selive të Shenjta po ashtu edhe në Guvernatorat.” Për 16 minuta, në takimin me dyer të mbyllura, ku u mblodhën për të diskutuar buxhetin, Papa ka thënë të tijën: “Duhet të sqaroni mirë situatën e financave të Selisë së Shenjtë dhe ti bëni ato më transparente . “Pa ekzagjeruar shpërthimin e Papa Françeskut ai mësohet të ketë shtuar se “Shumica e shpenzimeve janë jashtë kontrollit” . “Kontratat duhet të studiohen, dihet që ka kaq shumë kurthe, apo jo? Duhet të zgjidhen mirë edhe furnizuesit”. “Është domosdoshmëri që ne të zgjedhim gjithmonë kompani që garantojnë ndershmëri dhe ofrojnë çmime të drejta të tregut, si për produktet dhe shërbimet Dhe disa nuk garantojnë këtë që po them ..”

(Matilda Arapi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb