TIRANË

Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm në hapjen e fondacionit në mbështetje të futbollit, të krijuar nga ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, nuk kurseu as batutat me prindërit e futbollistit.

Shefi i qeverisë shtoi mes tjerash se Lorik Cana ka qenë, është dhe do të jetë inspirim për të gjithë shqiptarët, të cilët e duan sportin dhe Kombëtaren shqiptare.

“ Loriku ishte një futbollist shumë i zoti. Jam i bindur se kjo lidhet me faktin se Loriku është një nga ato personalitete, që siç thuhet ‘Është më i madh se jeta’. Kur e shikoje në fushë, e kuptoje se Loriku ishte më shumë se një lojtar i zoti. Librin e shtëpisë Lorikut ia ka sharë vetëm babai i vetë.

Deri dje ka qenë inspiruesi i 11  lojtarëve, ndërsa  kjo e dyta do të jetë  një frymëzim për më të vegjlit për të qenë krenar për atë që janë dhe prej nga vijnë. Loriku ka pas mundur të luajë më Francën, patjetër me të Zvicrës, por mund të gjente edhe një Kombëtare nga Lindja e Mesme”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama në fund nuk kurseu batutat as me prindërit e ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana, i cili do të mbetet si frymëzim për sportdashësit.

“Loriku ka arritur të mëshirojë bashkimin e të gjithëve. Fondacioni do të jetë një pikë bashkimi për të gjitha ata që kanë një ëndërr. Loriku në sport , të tjerët në art dhe në fusha të tjera. Loriku ka qenë i gatshëm të paguajë deri në fund për çmimin. Unë dua ta mbyll, duke i thënë babës se po mos të ishte nënë ti nuk do ta kishe Lorikun”, shtoi Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: