NGA OLA MITRE

TIRANE- Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë ka pub likuar listën me infermierët, të cilët do të hyjnë në sezonin e majit për t’iu nënshtruar Provimit të Shtetit. Po ashtu, pjesë e listës janë edhe mamitë, fizioterapistët, teknikët e imazherisë e të laboratorit si dhe logopedistët, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë provim.

Në total janë rreth 2100 kandidatë, ndërkohë që janë përfshirë ata që nuk kanë munduar ta kalojnë me sukses këtë provim në vitet e kaluara si dhe ata që rezultuan kalues në provimin e aftësimit praktik, të zhvilluar pak javë më parë. Çdokush duhet të verifikojë të dhënat për saktësinë e tyre, ndërkohë që sa u takon datave se kur do të zhvillohet provimi, UISH njofton se kandidatët do të duhet të interesohen pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Profesionet e rregulluara, ku bëjnë pjesë edhe infermierët kanë të drejtë të japin Provimin e Shtetit deri në 5 herë. Ndërkohë që nëse ai nuk kalohet me sukses, ata nuk kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin. Sa i takon tarifës që duhet të paguajnë kandidatët fillestarë, ajo kap vlerën e 10000 lekëve, ndërkohë që në çdo rast përsëritës, shtohet me 2500 lekë.

Kjo do të thotë se kandidatët që futen për herë të pestë në Provimin e Shtetit duhet të paguajnë 20 mijë lekë.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: