Liceu Artistik “Jordan Misja” këtë vit mbush 75 vjeç. Shkolla që ka nxjerrë qindra e qindra muzikantë që sot performojnë me sukses në skenat tona e në botë, kanë mësuar në klasat e kësaj shkolle nga artistë e pedagogë të njohur.

Në bankat e kësaj shkolle mësuan shumë figura të ndritura të artit e muzikës shqiptare, por edhe shume të tjerë që sot janë figura publike.

Në ceremoninë për 75-vjetorin ftuar të marrin pjesë ish-nxënës e ish-mësues që kanë kontribuuar për vite me radhë duke i dhënë shkollës një emër të madh.

Organizatorja e këtij eventi, drejtoresha artistike Klodi Zheji u kujdes që në këtë përvjetor t’i ngjiste në skenë ata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb