Të gjithë flasin për Lukaku, Martinez apo Eriksen, por një tjetër futbollist është kthyer në armën më të fortë për Inter. Pas çdo ndeshje, Nicolo Barella po merr gjithmonë e më shumë rolin e liderit në skuadrën zikaltër. I palodhur dhe tani me gola të rëndësishëm, mesfushori konsiderohet si më i miri në rolin e tij në Serie A.

Fc Internazionale V Juventus Serie A
Fc Internazionale V Juventus Serie A

Inter projekton një të ardhme të madhe për të, ndërsa tifozët nuk e shohin larg ditën kur ai të marrë shiritin e kapitenit. Për këtë arsye, megjithëse kontrata e Barella skadon në vitin 2024, klubi zikaltër po shpejton ta rinovojë atë për të “blinduar” njëherë e mirë futbollistin. Mediat italiane bëjnë të ditur se palët do të ulen shumë shpejt në tavolinën e bisedimeve sigurisht me propozimin e një rritje të rëndësishme në financat e futbollistit. Kjo lëvizje ka edhe një tjetër prapaskenë. Ashtu si në rastin e Lautaro Martinez, Inter kërkon të largojë yjet e tij nga çdo tundim në merkatot e ardhshme.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: