Marrëveshja për daljen e Anglisë nga Bashkimi Europian ka marrë aprovimin e liderëve të unionit, ndërsa këtë e njoftoi Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian pas gjysmë ore dikutimesh ranë dakord për t’i hapur dritën jeshile këtij procesi.

Ky proces tashmë do kalojë edhe në  Parlamentin e Mretërisë së Bashkuar, aty ku shumë deputetë  janë kundër “Brexit”. Kreu i KE, Donald Tusk e njoftoi lajmin në rrjetin social “Twitter”. Britania pritet të largohet përfundimisht nga Bashkimi Europian më 29 Mars të 2019-s.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: