KOSOVE- Liderët opozitarë të mbledhur në një takim në selinë e Nismës kanë bërë të ditur se më 9 janar do të mbajnë një protestë gjithëpopullore në Prishtinë.

Opozitarët kanë komentuar edhe për arrestimet e djeshme ku sipas tyre as këto veprime të pushtetit nuk do t’i ndalojnë në kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se burgosjet nuk do t’i ndalojnë realizimin e opozitës për anulimin e marrëveshjeve dhe kthimin e normalitetit në vend.

Kjo situatë sipas Limajt është rrënim i shtetit. Ndërsa lideri i AAK-së Ramush Haradinaj përsëriti se opozita e bashkuar do të vazhdojë që të kundërshtojë marrëveshjet e dëmshme. “Insistimi jonë do të jetë i qëndrueshëm”, tha Haradinaj.

Ai bëri të ditur se nesër do të ketë manifestim në Pejë, të enjten në Malishevë dhe të shtunën në Prizren.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: