Bllokimi për të luftuar COVID-19 në Gjermani do të zgjatet gjerësisht deri më 7 mars, ranë dje dakord kancelarja Angela Merkel dhe 16 kryeministrat e landeve, sipas letrës së tyre të vendimit.

Gjermania, fillimisht, vendosi një bllokim mbarëkombëtar në nëntor dhe më pas shtrëngoi kufizimet, mes rritjes së numrit të infektimeve të COVID-19.

Megjithatë, pavarësisht një rënie të rasteve të reja ditore, Merkel dhe liderët e shteteve nuk e ndiejnë që vendi është jashtë rrezikut.

Bllokimi detyroi mbylljen e shkollave, kopshteve dhe bizneseve jothelbësore.
Liderët miratuan që shtetet të vendosnin vetë për rihapjen e shkollave, ndërsa parukeritë mund të rinisin sërish nga veprimtaria më 1 mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb