Ish-prokurori dhe konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për Reformën Zgjedhore, u shpreh se po bëhet një reformë zgjedhore minimale.

“Mediat kanë bërë me dije se opozita ka dërguar nëj draft në Këshillin Politik. U ra dakord që të gjitha draftet të diskutohen dhe të gjitha ndryshimet të integrohen me njëri-tjetrin. Në parlament të shkohet me 1 draft. Kjo është reformë minimale demokratike. Listat duhet të jenë 100 për qind të hapura.

Unë mendoj se asnjë parti politike nuk është e interesuar të shkatërrohen zgjedhjet. Uroj t’i ikim politikës së kinezërive.  Urojmë që shqiptarët të zgjedhin ata që duan në parlament. Shqipëria është vend që synon integrimin në BE dhe zgjedhje me një parti nuk duhet të ketë më. Mendoj se propozimi i zotit Xhafaj ishte i drejtë, që votat të numërohen nga njerëz apolitikë”, tha Hajdari.

Shkëlzim Hajdari vlerësoi se duhet të marrë fund politika e ping-pongut dhe rivalët politikë duhet të kenë debate intelektuale, ndërsa shqiptarët më pas të zgjedhin programin më të mirë.

“Duke hequr qëndrimet politike të presidentit, jam dakord me ato që thotë kreu i shtetit. Rama, Basha etj duhet që të dalin në politikën e ringut. Duhet të ndodhë si në vendet anglo-sanksone. Kemi fushatën presidenciale në SHBA e kemi përballjes mes zotit Donald Trump dhe Joe Biden. Duhet edhe këtu një debat, për atë se çfarë do të bëhet me shqiptarët, largimin masiv, me ekonominë etj. Shqiptarët janë të etur për të parë diskutime intelektuale mes kryeministrit dhe liderit të opozitës.

Populli shqiptar është vital. Populli shqiptar reagon kur situata nuk mban më. Gjysma e votuesve shqiptarë janë jashtë shtetit e uroj që të kthehen në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë që presidentin ta zgjedhë popullin”, u shpreh Hajdari.

I pyetur për arrestimet e EULEX-it në zyrat e OVL UÇK-së, Hajdari tha se duket se në këtë zhvillim, kishte elemente shou.

“Zhvillimet janë delikate. Situata u ndez që kur u bë publik hetimi i tij. Edhe emra të tjerë që kanë drejtuar UÇK-në kanë dalë në dritë, për të arritur deri te arrestimet e fundit. EULEX shprehet se zotërinjtë po merren me shantazh të dëshmitarëve. Mundet që të arrestoheshin në një formë tjetër.

Ata që kanë nxjerrë urdhër-arrestet presin ekzekutimet, nuk i intereson shumë. Mendoj se ka elementë shou. Gjëja e mirë është që po ndahet lufta e drejtë e UÇK-së me krimet. Përgjegjësitë janë personale. Ne jemi popull, që ndaj nesh janë bërë gjenocid. Luftën e shqiptarëve për liri nuk e njollos askush. Interesi i Kosovës duhet të vihet mbi interesin e çdo individi”, përfundoi Hajdari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb