Gjatë maratonës së tij pyetje-përgjigjje të zhvilluar në Moskë ditën e sotme, presidenti rus Vladimir Putin u është drejtuar qytetarëve të vendeve perëndimore me një mesazh të drejtpërdrejtë.

Putin u ka thënë banorëve të Europës dhe Amerikës Veriore se Rusia nuk është armiku i tyre dhe se ata nuk duhet ta besojnë këtë narrativë, por ata duhet të luftojnë për mirëqenien e tyre duke kërkuar rritje të pagave.

“Luftoni për paga më të larta,” tha Putin, kur u pyet se çfarë do t’i thoshte një qytetari të zakonshëm të një vendi perëndimor,”dhe mos besoni se Rusia është armiku juaj.”

Rusia, tha Putin, nuk ishte një armik i Perëndimit dhe nuk ka pasur kurrë ndonjë qëllim “dashakeqës” ndaj Evropës apo SHBA, por udhëheqësit perëndimorë, tha ai, kishin bërë gabime të rënda që kishin çuar në krizën ekonomike dhe energjitike në glob.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb