BRASILIA

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro tha këtë të mërkurë se thyerjet në ushtrinë e Venezuelës mund të rrëzojnë Maduron nga pushteti. Bolsonaro u shpreh se Venezuela po përjeton një kolaps politik dhe ekonomik, për shkak të regjimit atje.

Bolsonaro, që ka marrë detyrën si president i Brazilit në janar 2019 deklaroi mes të tjerash se ka qenë dhe mbetet për rrëzimin e pushtetit aktual venezuelian, duke nënkuptuar se mbështet forcat opozitare atje.

Të martën, lideri i opozitës Juan Guaido ka bërë thirrje publike që të rrëzohet pushteti i Maduros, gjë që solli edhe përleshje të ashpra mes ushtrisë dhe protestuesve.

Për situatën në Venezuelë ka reaguar edhe SHBA-të. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen se mund të ndërhyjnë edhe ushtarakisht. Uashingtoni gjithashtu mbështet opozitën e vendit në shtetin e Venezuelës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb