SHBA – Sipas “US Weekly”, Rita Ora ka nisur një lidhje dashurie me këngëtarin e grupit “Blink 182”, Travis Barker. Mediat thonë se këngëtarja shqiptare është duke shijuar ditët e para të lidhjes me këngëtarin amerikan dhe së fundmi janë parë bashkë në një ndeshje basketbolli.

“Rita iu afrua e para dhe që nga ajo kohë ata janë së bashku. Atij i pëlqejnë femrat interesante dhe ajo është shumë e bukur”, -ka thënë ky burim për revistën amerikane.

Kujtojmë se këngëtari 39-vjeçar ka qenë i martuar me Shanna Moakler nga viti 2004 deri më 2009.

Këngëtarja së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj Ricky Hilfiger ndërsa më parë ka qenë në lidhje edhe me Calvin Harris.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: