Lideri i irganizatës terroriste Hezbollah në Liban, Hassan Nasrallah ka kërcënuar SHBA-në se nëse nuk tërheq në javët në vazhdim trupat e saj nga Iraku, do t’i kthejë me arkivole.

Gjithashtu ai thotë se ç’do sulm tjetër ndaj Iranit do të jetë një hakmarrje ndaj Izraelit. Këto deklarata Nasrallah i bëri gjatë një ceremonie përkujtimore për gjeneralin iranian Qasem Soleimani i cili u vra nga forcat ajrore të SHBA në Baghdad.

‘Të gjitha bazat amerikane në Lindjen e Mesme janë brenda rrezes së raketave të sakta të Iranit. Sulmi në bazat amerikane është gjithashtu një mesazh i fortë për entitetin zionist, që gjithmonë planifikon të” luajë “me Iranin. Netanyahu gjithmonë ëndërron të dërgojë forcën e tij ajrore për të sulmuar infrastrukturën ose objektet bërthamore në Iran. “- shtoi Nasrallah.

Parlamenti irakian kaloi javën e kaluar një rezolutë ku i kërkohej SHBA-së që të tërhiqte të gjitha trupat ushtarakë nga Iraku por duket se me rritjen e tensioneve me Iranin, kjo gjë nuk do të ndodhë pasi Trump ka çuar dhe 3 mijë trupa të tjera ushtarakë në Lindjen e Mesme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb