Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për herë të parë pas 5 vitesh viziton një zonë të prekur nga shirat intensivë në vendin e tij.

Sipas lajmit të KCNA, Kim ka vizituar një qytet në rajonin Hwanghae Verior ku janë përjetuar përmbytje nga shirat intensivë.

Si pasojë e përmbytjes në lagjen Unpha kanë mbetur nën ujë 730 shtëpi dhe 600 hektarë tokë orizore dhe janë dëmtuar të paktën 179 banesa sociale.

Sipas shtypit të Koresë së Jugut, Kim ka vizituar për herë të fundit një zonë përmbytjesh në shtator të vitit 2015.

Ekonomia e Koresë së Veriut është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19). Pheniani për shkak të pandemisë u detyrua të mbyllë kufirin me Kinën, aleatin më të madh tregtar.

Shirat verorë shkaktojnë dëme të mëdha në Korenë e Veriut për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe drenazhimit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb