Lideri i opozitës maqedonase u është drejtuar shqiptarëve duke premtuar barazi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. “E di që kjo mund të më humbasë ca vota, por kjo është Maqedonia që unë dëshiroj”, tha Zaev në Zvicër përballë diasporës shqiptaro-maqedonase që nuk i kurseu duartrokitjet.

Marrëveshja e Ohrit nuk është e mjaftueshme, të gjithë banorët e Maqedonisë duhet të ndjehen të barabartë dhe të flasin pa kufizim atë gjuhë që dinë. Kështu i është drejtuar lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev diasporës shqiptaro-maqedonase në Bernë të Zvicrës. Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 dhjetorit Zaev ka lëshuar mesazhe të forta hapjeje ndaj shqiptarëve duke shpresuar në votën e tyre.

Reagimi i VMRO-DPMNE në pushtet ka qenë i ashpër duke i quajtur qëndrimet e Zaev antimaqedonase dhe vetëm për qëllim të ardhjes në pushtet. Politika maqedonase është prej kohësh në krizë, përfshirë edhe partitë tradicionale shqiptare dhe pritet të shihet nëse zgjedhjet e dhjetorit do të mund të japin zgjidhje për ngërçin e zgjatur politik.

(e.p/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: