Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka hyrë në grevë urie. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Instagram”, ku shkruan se ka ndërmarrë këtë masë për të kërkuar që ligji të respektohet dhe t’i lejohet një vizitë tek mjeku.

“Unë fillova një grevë urie, duke kërkuar që ligji të respektohet dhe të lejohet një vizitë tek mjeku që unë zgjedh”, tha Navalny.

Kundërshtari i presidentit Vladimir Putin me ndihmën e avokatëve, pohoi se donte të bindte drejtuesit e burgut në të cilin ndodhet për t’i siguruar kujdesin e duhur shëndetësor.

Sakaq, kujtojmë se Navalny po vuan një dënim me burg për shkeljen e burgimit me kusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: